Të hapet Qafë Bota! Qindra banorë në protestë nga të dyja anët e kufirit


indra minoritarë grekë janë mbledhur në doganën e Qafë-Botës në një protestë për të kërkuar nga qeveria greke hapjen e doganës.
Më të prekur nga mbyllja e kësaj dogane janë të moshuarit që nuk mund të marrin dot trajtimin mjekësor në Greqi, por edhe bizneset.

Të pranishëm kanë qenë qindra qytetarë që janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Të pranishëm mes qindra qytetarëve është edhe kryetari bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, ndërsa në pjesën greke kryetari bashkisë Igumenicë, Janis Lolos.

Ndërkohë, një protestë paralele është zhvilluar në anën greke. Kjo sepse banorët që jetojnë në Filat dhe Igumenicë për të shkuar në shtëpi u duhet të kalojnë nga Kakavija, që zgjat rrugëtimin e tyre.

Kjo doganë është mbyllur nga shteti grek për shkak të pandemisë së COVID-19. Për të menaxhuar hyrjet dhe daljet është lënë që të lejohet kalimi vetëm në Kakavijë dhe Kapshticë.

VIDEO

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/702106793730355/

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë
Dy të rinj nga Saranda shpëtojnë nga flakët drejtuesin e një automjeti në rrugën Kardhiq–Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.