Tatimet vendosin dysheme pagash: Kush deklaron paga më të ulta kalon automatikisht në kontroll

01/12/2519:33

Shperndaje:

Tatimet vendosin dysheme pagash: Kush deklaron paga më të ulta kalon automatikisht në kontroll

 

Administrata Tatimore ka vendosur një paketë të re masash për sektorin e ndërtimit, me synim frenimin e nëndeklarimit të pagave — një fenomen i përhapur prej vitesh. Vendimi i ri parashikon një nivel minimal pagash të detyrueshme për profesionet e ndërtimit, duke nisur nga 80 mijë lekë për punonjësit bazë e deri në 160 mijë lekë për profesionet më të specializuara, si vinçierët.

 

.

Sipas të dhënave të shtatorit, paga mesatare e deklaruar në ndërtim ka qenë vetëm 68,400 lekë të reja, shumë më e ulët se ajo reale që paguhet në këtë sektor, shpesh me pagesa “cash”. Diferencat e theksuara mes pagës së deklaruar dhe asaj të paguar realisht kanë vënë në alarm Administratën Tatimore, e cila tashmë ka hartuar një listë indikative të pagave minimale për çdo profesion në ndërtim.

 

Firmat që deklarojnë më pak se niveli minimal, automatikisht në kontroll

 

Çdo kompani që deklaron paga nën kufirin 80 mijë lekë për punonjësit e zakonshëm, ose më pak se 160 mijë lekë për drejtues vinçi apo profesionistë të tjerë të kategorive të larta, do të konsiderohet menjëherë subjekt me risk. Për këto raste do të nisin inspektimet administrative dhe fiskale.

 

Një tjetër element që do të verifikohet me kujdes është edhe manipulimi i profesionit në formularët e deklarimit — një praktikë që shpesh përdoret për të ulur artificialisht pagën e deklaruar.

 

Tatimet paralajmërojnë masa ndaj bizneseve që shmangin deklarimin real

 

Administrata Tatimore i bën thirrje sektorit të ndërtimit të deklarojë pagat reale të punonjësve, duke theksuar se çdo devijim nga pagat indikative do të përfshijë biznesin në listën e kontrolleve.

Në njoftimin zyrtar thuhet se analiza e riskut do të mbështetet mbi listën e pagave indikative të bashkëlidhura, të cilat do të shërbejnë si standard krahasimi për profesionet e ndryshme në sektor.

 

Pagat indikative të përcaktuara nga Tatimet

 

80,000 lekë: punëtor llaci, punëtor duralumini, riparues;
85,000 – 95,000 lekë: suvatues, shtrues pllakash, bojaxhi, saldator dhe profile të ngjashme;
140,000 – 160,000 lekë: administratorë teknikë, inxhinierë, drejtues vinçi dhe pozicione të specializuara.

Modeli i kontrollit është i njëjtë me atë të sektorit të turizmit, ku disa muaj më parë u përcaktuan pagat minimale të detyrueshme për punonjësit e shërbimit, duke shtuar presionin ndaj bizneseve për deklarime të sakta.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet vendosin dysheme pagash: Kush deklaron paga më të ulta kalon automatikisht në kontroll
Shpallet fituesi: Së shpejti nisin punimet në rrugën “Butrinti” (Turizëm – Kanali i Çukës)
Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO
NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e
E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO
Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.