SPAK Operacion në Sarandë: 10 Urdhër-Arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë

04/03/2510:52

Shperndaje:

SPAK Operacion në Sarandë: 10 Urdhër-Arreste për Trafik Drogë, Sekuestrohen Celularë

 

SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.

 

operacionalja policia sarandaweb.net

 

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona. Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët.

 

Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë.

Mësohet se në Sarandë janë shoqëruar tre persona, dy prej të cilëve janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa një tjetër është vendosur në masën “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë, në Delvinë janë shoqëruar edhe nëntë persona të tjerë.

 

Në Sarandë janë ndaluar tre persona:

 

Bledar Haderi – me masë sigurimi “Arrest në burg”
Gelbert Koshi – me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”
Dhurim Logli – me masë sigurimi “Detyrim paraqitje”

 

Ndërkohë, në Delvinë janë shoqëruar nëntë persona, mes tyre Markelian Alinani, trajner i ekipit të futbollit “Bistrica”, dhe Orges Kalo.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.