SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

23/12/2519:03

Shperndaje:

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

 

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, në kuadër të një hetimi për dyshime korrupsioni që lidhen me lehtësimin e masave të sigurisë ndaj biznesmenit Pando Papuçi, i hetuar më herët për ndërtim pa leje.

 

SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

 

Sipas SPAK, Llaho akuzohet për veprën penale të korrupsionit, ndërsa Shahini, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Organi i akuzës dyshon se dy ish-prokurorët i kanë kërkuar Papuçit shumën totale prej 55 mijë eurosh, në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me synim zbutjen e masave të sigurisë.

 

Hetimet kanë evidentuar se Papuçi ishte shmangur nga drejtësia për rreth dy vite dhe u arrestua më pas, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, pas kërkesës së prokurorisë. SPAK dyshon se kjo lëvizje ka qenë pjesë e një skeme të paracaktuar, ku pagesat e paligjshme do të shërbenin për të ndikuar vendimmarrjen gjyqësore.

 

Sipas prokurores Manjola Kajana, Llaho dyshohet se ka përfituar 30 mijë euro, të cilat, sipas hetimit, janë dorëzuar përmes biznesmenit Vasil Bakalli, i akuzuar se ka vepruar si ndërmjetës (sekser). Paratë dyshohet se janë siguruar në Greqi.

 

Pas daljes nga burgu dhe vendosjes në masën “arrest shtëpie”, Papuçi dyshohet se i ka paguar edhe 25 mijë euro të tjera Çlirim Shahinit, me qëllim që ky i fundit të ndërhynte për zëvendësimin e masës me “detyrim paraqitjeje”. Edhe kjo kërkesë është pranuar më pas nga gjykata.

 

Çështja ndaj dy ish-prokurorëve pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ndërkohë, në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit ka konkluduar se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar vepër penale lidhur me akuzën për ndërtim pa leje, duke rrëzuar thelbin e çështjes ndaj tij.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi
Radhë të gjata automjetesh në doganën greke në Mavromat
Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me vetëm 1 votë abstenim – VIDEO
Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 3 persona për rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit
Buxheti 2026, ndihma ekonomike dhe shpronësimet në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.