Sot Dita Botërore e Fotografisë – Nga Piro Naçi


Dita Botërore e Fotografisë festohet për kujtim të fotografisë së parë bardhezi të bërë në 1837 nga Nicephore Niepce duke përdorur një kamera Obscura.
Ai krijoi procesin fotografik Daguerreotype së bahku me Louis Daguerre. Kjo ditë synon të frymëzojë adhuruesit e fotografisë dhe t’i motivojë ata të bëjnë më shumë foto dhe t’i ndajnë ato me njerëzimin.
———

Dita Botërore e Fotografisë është një frymëzim për mijëra fotografë dhe amatorë në të gjithë botën. Të gjithë duan të ndajnë një foto për një qëllim të thjeshtë: ta ndajnë botën e tyre me botën.

Për Sarandën dhe njerëzit e saj fotografia është pjesë e historisë. Dhe bashkë me të Fotografët e pare të qytetit që na lane si trashëgim momente dhe ikonat e jetës që sot me nostalgji na kthejnë shumë vite mbrapa.
Kush nga ne nuk ka në albumin e tij shkrepjen e Kiço Bruzhos, Pirro Mosit, Illo Martikos, Luan Qëndros të Ladit, Shpresës, Files , Turit, etj.i kujtojmë me respekt,nostalgji dhe mirënjohje.

Por kohët këto tre dekatat e fundit kanë ndryshuar dhe celulari ka shtuar numrin e ‘’fotografëve’’të cilët fiksojnë historinë e qytetit por edhe promovojnë atë në rrjetet e ndryshme.
Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu punën plot pasion të disa qytetarëve sarandit të cilët mbledhin dhe publikojnë foto shumë të vjetra të qytetit dhe qytetarëve në rrjetin e fb.
Një praktikë që ndoshta duhet “kopjuar” dhe mbështetur nga Bashkia e Sarandës për t`i “nxjerë” nga faqet e fb dhe pët t`i hedhur në një ekspozitë që nuk do të ketë as ndërtesën apo sallën e saj dhe as orar për ta vizituar.

Shëtitorja përgjatë bregut të detit ashtu siç mban objektet e ndryshme skulturore mund të ketë një pjesë të madhe të fotove të vjetra të qytetit. Një dhuratë për brezat e rinj të qytetit.  Rikonstruksioni i anës së detit ka nevojë jo vetëm për shkallare, gurë dhe beton por edhe elementë të tjerë… që ja rritin vlerat qytetit amfiteatrik.
Arena e këtij amfiteatri nuk duhet të ketë fatin e shkallëve të tij.
Pirro Naçi 19/8/2020

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.