Sot asnjë humbje jete nga Covid! Vetëm 15 raste të reja, nesër pritet lehtësimi i masave

26/05/2115:51

Shperndaje:

Pas një lufte të gjatë duket se po shkojmë drejt triumfit ndaj COVID. Pas 244 ditësh në pandemi, për herë të parë sot nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID. Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Që nga fillim i pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë 2,447 persona nga COVID.

E pranishme gjatë procesit të vaksinimit për punonjësit e transportit publik, Manastirliu deklaroi se nesër mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave. Ndërkaq ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,691 testime janë shënuar 15 raste të reja në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak”, thotë ministria.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.