Sot 1 vit nga stuhia në Sarandë, vinçi ende në shesh, porti magazinë plehrash

10/09/1613:41

Shperndaje:


stuhi-ne-sarandevarka-e-plehraveSi sot, 1 vit më parë Saranda u përfshi nga një stuhi shiu dhe ere të fortë, ku mes dëmeve të shumta që shkaktoi, ishte edhe rrëzimi i vinçit në Portin e mallrave në Sarandë. Edhe pse ka kaluar 1 vit, vinçi ndodhet ende aty, ashtu si 1 vit më parë, i shtrirë në shesh.
Peshkatarët e Sarandës kanë apeluar ndaj qeverisë dhe ministrit të Bujqësisë dhe peshkimit, Panariti të zgjidhë kërkesat e tyre për krijimin e hapësirës për një mol për ankorimin e anijeve të peshkimit, pasi prej rrëzimi i vinçit të mallrave në port, u ka zënë pothuajse 2/3 e vendit.
Peshkatarët kërkojnë pastrimin e molit, që thonë se është shndërruar në një vendgrumbullim mbeturinash.
Peshkataret: “Të heqin vinçin dhe të na zhbllokojë një pjesë të molit sepse nuk kemi ku t’i lidhim anijet. Porti i Sarandës është kthyer në një port ku hidhen plehrat”
Sipërfaqja e molit të peshkimit, sipas peshkatarëve, nuk është me e madhe se 300 m2, ndërkohë që thonë se ka mijëra metër katror sipërfaqe ujore që nuk shfrytëzohet.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO
Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë
Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO
Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten
Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.