Skandali në lumin Kalasë: HEC Sasaj gjobitet 40,000 euro, bllokohen punimet e paligjshme

26/08/2414:41

Shperndaje:

Pas denoncimit nga Saranda Web të skandalit të ndërhyrjeve të pautorizuara në shtratin e lumit Kalasë, Shërbimi Pyjor ka reaguar me ndëshkime të ashpra ndaj HEC Sasaj, duke vendosur një gjobë prej 4 milionë lekë (40 mijë euro). Gjithashtu, nga burimet e Saranda Web mësohet se është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm i të gjitha punimeve të mëtejshme.

 

Në terren, është konstatuar se HEC Sasaj ka kryer gërmime me makineri të rënda dhe ndërtimin e kanaleve të reja, duke shkelur autorizimin fillestar dhe duke ndërmarrë veprime që banorët i kanë konsideruar të paligjshme. Këto veprime përfshijnë prerjen e pemëve pranë burimeve të lumit, të cilat janë në listën e Monumenteve të Natyrës dhe të Zonave të Mbrojtura, dëmtimin e luginës dhe shtratit të lumit, si dhe hedhjen e materialeve inerte në shtratin e tij. Ndërhyrjet e paautorizuara kanë zgjeruar kanalin ekzistues, duke rritur kapacitetin e marrjes së ujit, çka ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ekosistemin dhe burimet ujore që janë jetike për banorët e zonës.

 

 

Banorët kanë reaguar me indinjatë të thellë ndaj këtyre veprimeve abuzive, duke ngritur publikisht shqetësimet e tyre për dëmtimet e rënda që po pësojnë mjedisi dhe pasuritë natyrore të luginës së lumit Kalasë. Ata kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe mbajtjen e përgjegjësive ligjore ndaj HEC Sasaj për shkeljet e kryera, të cilat, sipas tyre, kërcënojnë seriozisht mjedisin dhe të ardhmen e burimeve natyrore në këtë zonë.

 

Kjo situatë ka nxitur reagime të gjera në komunitet dhe ka bërë thirrje për një mbrojtje më të rreptë të pasurive natyrore dhe respektimin e ligjeve për ruajtjen e mjedisit. Saranda Web do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe të raportojë mbi çdo hap që do të ndërmerret në këtë çështje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.