Shtylla e korentit rrezik për fermerët në Konispol


Kjo shtyllë e energjisë elektrike, e cila ndodhet në fushat e agrumeve dhe shërben për furnizimin me energji të antenave të kompanive celulare, është në këtë gjendje prej më shumë se 1 vit e gjysëm dhe përbën një rrezik për jetën e fermerëve.
Por akoma më e rrezikshme bëhet edhe për jetën e kalimtarëve, më së shumti të atyre personave që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht për shkak të mungesës së dokumentave, pasi ata nuk e njohin terrenin dhe nuk kanë dijeni se këtu ndodhet një shtyllë e energjisë elektrike, telat e së cilët varen deri në lartësinë e trupit të njeriut. Fermeri i cili e ka dërguar këtë foto bën apel nëpërmjet Saranda Web për ndërhyrje të menjëhershme, pa qenë nevoja për të vajtuar dikë dhe kërkuar përgjegjësit. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.