Shtyhet afati i kolaudimit, tashmë të gjithë kanë edhe 3 muaj kohë! Detajet dhe arsyet e vendimit


Afati për kryerjen e kolaudimit të automjeteve, Kontrollit Teknik, do të shtyhet për tre muaj nga periudha që ishte i parashikuar. Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku. Me këtë Akt Normativ çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri, pra tërë ata që do kishin afate të ribënin kolaudimin kanë këtë shtese afati.
Shtyrja e afatit me 3 muaj është për të gjithë ata që kanë një certifikatë kolaudimi të bërë në vitin 2020, në çdo kohë të vitit, pra të tëra mjetet që kanë bërë kolaudimin fitojnë këtë shtesë vlefshmërie, si një lehtësim në vijim për radhët që mund të krijoheshin.

Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se ky vendim është marrë për dy arsye: Për tu kthyer të përdoruesve të mjeteve këtë kohë meqenëse gjatë 2020-ës pati bllokime qarkullimi dhe e dyta i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në Qeveri dhe pret kalimin në Parlament këto javë të janarit.

Ndërkohë për ato mjete që targohen këtë vit 2021, nga nesër tërë drejtoritë rajonale të DPSHTRR do të kenë udhëzimet e duhura për t’i pajisur me vërtetime që njihen edhe nga policia për ta kryer kolaudimin sapo të rihapet shërbimi.

Lajmi për këtë vendim të Qeverisë u dha së pari nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë konferencës së fundit për shtyp për vitin 2020.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.