Shpërthimi: Tritoli në taracën e godinës, u aktivizua kur roja ndezi dritat

09/02/2120:30

Shperndaje:

Një shpërthim i fuqishëm me eksplosiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë në lagjen nr. 4.
Shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në taracën e një hoteli, i cili është në rikonstruksion dhe është aktivizuar në momentin kur roja ka ndezur dritat
Nga shpërthimi janë shkaktuar thyerje xhamash dhe dëme edhe në ndërtesat perreth.
Pas ngjarjes, Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë për shtyp
KOMUNIKATA:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës
Marina Limion në Sarandë kërkon Specialist Mirëmbajtjeje Elektrik & Hidraulik
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
LAJM I MIRË/ Qytetarët në Sarandë reagojnë, kundërshtojnë parkingun në territorin e gjimnazit
RISTORANTE ITALIANO kërkon Punonjëse Pastrimi
Rental4U në Sarandë kërkon të punësojë Agjent në agjensi rental për scooter

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.