Shpërthen trajneri i Butrintit: Butrintin e mundin arbitrat. Delvina fiton ndaj Përmetit

23/10/1615:47

Shperndaje:


Tension ne Butrinti – Naftetari
Takimi eshte mbyllur me humbjen e ekipit te Butrintit 0-1
Posted by Saranda Web on 23.10.2016

Butrinti – Naftëtari mbyllet me fitoren e Kucovarëve. Një pjesë e parë e bukur dhe me aksione ndërsa në pjesën e dytë kucovarët realizojnë me anë të Danaj. Sarandiotët kontestojnë ashpër arbitrimin e pjesës së dytë.
Takimi nis me rast flagrant për Butrintin ku Dobra i vetëm para portës gjuan jashtë duke bërë më të vështirën. Ovacione në shkallët e stadiumit ku ishin të pranishëm mbi 1000 veta. Në minutën e 6 Behari del i vetëm me portierin e Butrintit por Sejdinaj pret në 2 kohë. Nga minuta e 10 – 25 aksione të bukura nga të dyja ekipet duke bërë që loja të jetë me rritëm të lartë. Në minutën e 11 dhe në të 39 anulohet nga një gol për secilin ekip për pozicion jashtë lojë. Pjesa e parë mbyllet 23 sekonda më shpejtë dhe gjyqtari kryesor nuk lë as 1 minutë shtesë të akorduar nga gjyqtari i 4-rt.
Pjesa e dytë nis me vrull për ekipet ashtu edhe për gabimet e gjyqtarëve. Në të 57 Danaj tenton portën por Grembi ndërhyn duke e devijuar topin. Në minutën e 57 aksion I Kucovarëve dhe konkretizon Danaj duke e shtyrë topin në rrjetë. Në minutën e 65 15-vjecari Kolonja del i vetëm përballë portierit Koci por arbitrin Anësor Llupi
ngre flamurin duke sinjalizuar pozicion jashtë lojë. Gabimet e gjyqtarëve arrijnë kulmin dhe futbollistët së bashku me publikun acarohen. Pas cdo faulli në këtë
fraksion të lojës vendimet e gjyqtarit Azizi kontesohen nga vendasit gjë që nuk i hyn së sy
gjyqtarëve, Delegati I ndeshjet tensionohet. Në minutat 72 dhe 74 Kucovarët godasin tranversën 2 herë. Takimi në fund do të mbyllet me tension midis futbollistëve në fushë pëër rreth 10 minuta por gjyqtari Azizi nxjerr vetëm 2 të verdha për Kordhën dhe Shaba. Takim për fundon me 2 minuta shtesë ndërsa ndëprerja e lojës as që nuk u llogarit.
A. Faslli: Butrintin e mundën Gjyqtarët e ndeshjes. Të gjithë e panë pjesën e parë e mbajti korrekt, pjesën e dytë luajti edhe arbitri me Kucovën. Ky është një turp për futbollin, Butrinti luan me 17-vjecar dhe të vij arbitri e ta bëj sic do ai ky është turp. Më mirë mos të marrim pjesë fare por ta shkrijmë.
Në fund të takimit futbollistët së bashku me puntorët e fushës raportuan tek delegate Dh. Shoni se “ Kur futbollisti i Kucovës u shtri në fushë dhe arbitri po vononte lojën duke kërkuar barrelat, futbollisti i Kucovës ngrihet ndërsa arbitri  i kthehet duke I thënë “mua më turpëron, pse u ngrite”
Ndërkohë që Butrinti me këtë humbje mbetet në kuotën e 0 pikëve, ekipi i Delvinës ka regjistruar fitoren e dytë. Takimi me ekipin e Permetit përfundoi me rezultatin 2-1 me gola të Tanushës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.