

Shpallen Non-Grata 52 militantë të Agimit të Artë



Shqipëria shpall “non grata” 52 ekstremistë grekë pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh se personat e shpallur të padëshiruar kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar.
Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:
Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.
Gjate mbremjes se djeshme antiterrori kishte shoqeruar keta persona:
Thanas Papas
Dhimitër Konstantinos
Nina Dinos
Jorgos Varelas
Anestis Panajotis
Andrea Kurti
Thoma Stefo
Athanasis Papas
Konstantinos Gizolis
Harallamb Karathano
Pirro Panajoti
Kristo Duci
Theodhor Petropulos
Jorgo Thoma



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Bashkia Sarandë projekt për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve të rrugës – VIDEO
09/11/1813:41

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, 25 Nëntor 2022 – VIDEO E PLOTË
09/11/1813:41

ADRIATIK LAPAJ: ASKUSH NUK I PRET DOT IDETË
09/11/1813:41

PUNO NGA SHTËPIA – Kërkohen meshkuj & femra mosha 18-60 vjeç që flasin greqisht.
09/11/1813:41

Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…
09/11/1813:41

Blendi Klosi: Është emergjencë ndërtimi i Shëtitores Turizëm – Kanali i Çukës – VIDEO
09/11/1813:41

Dhunoi babain, Policia: I gjetëm në shtëpi një thikë dhe një çekiç. Prangoset
09/11/1813:41

Qytetari denoncon punimet pa cilësi për asfaltimin e rrugës në Navaricë
09/11/1813:41

Drejtuesi i PS për Qarkun Vlorë, Blendi Klosi, sonte ora 17:00 në emisionin Skaner të gazetares Shpresa Dine
09/11/1813:41

2T GROUP KËRKON 2 SHITËSE NË TABACCO SHOP PËR TURNET PARADITE & PASDITE
09/11/1813:41





Rezervime

Apartament 1+1
09/11/1813:41

Apartament Ionian Saranda Sea
09/11/1813:41

Apartament 2+1 me pishinë
09/11/1813:41

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
09/11/1813:41

River & Sea Side Apartament
09/11/1813:41
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
09/11/1813:41

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
09/11/1813:41

Suvenire nga Saranda
09/11/1813:41

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/11/1813:41

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
09/11/1813:41



