Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë sh.a shpall vend vakant për pozicionin “Drejtor Tregtar”

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë sh.a shpall vend vakant për pozicionin “Drejtor Tregtar”

Drejtori tregtar ka këto kompetenca:

a. Siguron mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave ligjore për të gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të shoqërisë.
b. Siguron zbatimin e praktikave e të procedurave ligjore dhe nënligjore të cilat mbrojnë asetet e shoqërisë dhe administron burimet financiare të saj.
c. Harton planbuxhetin për vitin pasardhës dhe planet financiare strategjike për shoqërinë, të cilat i paraqet për miratim pranë administratorit ekzekutiv.
d. Është përgjegjës dhe nënshkruan pasqyrat financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara, si dhe raportin e administrimit, dokumente të cilat ia paraqet për miratim paraprak administratorit ekzekutiv. Administratori ekzekutiv i paraqet Këshillit Mbikëqyrës për miratim të gjitha pasqyrat financiare vjetore, raportin e administrimit, si dhe propozimet për caktimin e fitimit.
e. Kujdeset për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë.
f. Ushtron kontrolle periodike mbi veprimtarinë ekonomike-financiare të ndjekur nga specialistët përkatës. Garanton ruajtjen e standardeve të kontrollit të brendshëm financiar dhe zbatimin e standardeve të kontrollit financiar të specifikuara nga Ministria e Financave.
g. Siguron zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë.

h. Siguron zbatimin e sistemit financiar dhe të faturim/arkëtimit të shoqërisë.

i. Çdo detyrë të caktuar në kontratën e punës me Administratorin.


Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme :

 Të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të zotërojë diplomë “Master shkencor”, në shkencat ekonomike, në degët financë/administrim biznesi.


-Të zotërojë certifikata përkatëse për aftësimin specifik profesional të tij, sipas detyrës që do të ushtrojë.
-Të ketë eksperiencë pune të ngjashme jo më pak se 5 (pesë) vjet.

-Të zotërojë njohuri të mira kompjuterike dhe te software financiare,

-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunuese në grup.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë

– Kërkesë për punësim

-Curriculum Vita-e (CV)

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave tona të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë, njëkohësisht mund të dërgojnë edhe aplikimet në adresën e E-mail: [email protected]

– Aplikimet pranohen deri më date 24/11/2023!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.