Shoferja e dehur shkakton aksident me 2 te plagosur, arrestohet

22/06/178:14

Shperndaje:


Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në gjendje të dehur” një shtetase 28 vjeç, banuese në Sarandë.
Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj, për arsye se:
Më datë 21.06.2017, në lagjen nr.4 Sarandë, në aksin rrugor “Idriz Alidhima”, kjo shtetase duke drejtuar një automjet tip Mercedes Benz, është përplasur më automjetin tip Volkswagen, me drejtues një 24 vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë në trup të dy drejtuesit e mjeteve, pa probleme për shëndetin.
Gjithashtu, nga kontrolli që i është bërë drejtueses se mjetit, me ndihmën e aparatit “Drager”, ka rezultuar se kjo shtetase kishte konsumuar pije alkoolike mbi masën e lejuar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.