Shkarkohet Prokurori i Sarandës. Ademi: Mbaje mend po nuk të futa në burg


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës Edison Ademit.

Trupa gjykuese e përbëre nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Fierdes Shuli pas dëgjimit të drejtuesit të Prokurorisë në seancën e 5 prillit, mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke u bazuar në hetimin për kriterin e pasurisë dhe aftësive profesionale.

Në përfundim të seancës, prokuroria ka bërë replika me trupi gjykues, duke u shprehur: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”. Kështu u shpreh drejtuesi i prokurorisë, duke ju drejtuar trupës gjykuese, por pa deklaruar ndonjë emër të përveçëm.

Më herët, në seancën dëgjimore, KPK, zbuloi se prokurori ka shkelur etikën dhe është shoqëruar me persona që kanë qenë në hetim për armëmbajtje pa leje dhe trafik të drogës.

Sipas rezultateve të vettingut, Edison Ademi kishte folur në telefon me E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge. Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Në seancën e 5 prillit, Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK por kjo kërkesë u refuzua. Në një reagim të tij publik ditën e djeshme, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi, tha se gjetjet e anëtarëve të KPK, bazohen mbi trillime dhe sajesa dashakeqase. /shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.