Sherr për Plazhet në Ksamil – 25-vjeçari nuk lejon pushuesit të hyjnë në “plazhin privat”

29/06/2511:13

Shperndaje:

Sherr për Plazhet në Ksamil – 25-vjeçari bllokon pushuesit në “plazhin privat”, përfundon nën hetim

 

Një tjetër incident i pakëndshëm është regjistruar këtë fundjavë në Ksamil, ku përplasjet për pronësinë dhe administrimin e hapësirave bregdetare kanë shkaktuar tensione mes banorëve dhe administratorëve lokalë të plazheve.

 

 

Policia e Sarandës ka nisur një procedim penal ndaj një 25-vjeçari, me iniciale M. M., banues në Ksamil, pas një kallëzimi të bërë nga një 22-vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar të renë, si dhe ka penguar pushuesit për të hyrë në një plazh që administrohet nga familja e saj, duke i shkaktuar dëme ekonomike.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Ksamil,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

 

Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të Ksamilit, ku çdo verë përplasjet për ndarjen e hapësirave publike në plazhe janë kthyer në shqetësim për banorët dhe turistët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.