Sherr në Sarandë, ish-efektivi goditet me tytën e pistoletës. Policia: Arma u shkreh në ajër – VIDEO

20/07/2521:18

Shperndaje:

Sherr në Sarandë, ish-efektivi goditet me tytën e pistoletës. Policia: Arma u shkreh në ajër

 

Një 56-vjeçar, ish efektiv policie, është goditur me tytën e një pistoletë në Sarandë gjatë një konflikti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ndërsa nga konflikti ka përfunduar i lënduar Adil Velit.

 

 

Gjatë momentit të incidentit, arma e zjarrit është shkrepur në ajër në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkatuar dëmtime të ish- efektivit. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

 

 

KOMUNIKATA E POLICISË

 

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.