Sherr i dhunshëm në Ksamil, arrestohen 4 persona

29/05/177:41

Shperndaje:


Sarandë.
Policia ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët janë konfliktuar dhe kanosur me njëri-tjetrin.
Arrestohen shtetasit:
1- F. Pollo, 38 vjeç,
2- D. Pollo, 40 vjeç,
3- K. Ziflaj, 33 vjeç,
4- A. Ziflaj, 28 vjeç.
Të katër me banim në Ksamil.
Më datë 29.05.2017, shërbimet e policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 84, 89, 90 dhe 25 të Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.