SHÇBA për arrestimin e ‘Shqiponjës’: Shpërndante sistematikisht! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë

SHÇBA ka dhënë detaje mbi arrestimin e efektivit të Shqiponjave Lavdosh Metaj.

Metaj e shpërndante drogën në ambientet e populluara argëtimi me muzikë në Sarandë. Atij i janë gjetur në shtëpi 165 gramë kokainë.

 

Njoftimi i plotë:

 

Sarandë – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë L.M., 38 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë Sarandë. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor në aplikim të metodave të posaçme hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë L.M. kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

 

Bazuar në këto fakte të dokumentuara në rrugë proceduriale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë lejoi kontrollin personal dhe të banesës së punonjësit të policisë L.M.

Në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë L. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.