Sekuetrohen 13 kg tritol në Sarandë, mister destinacioni


13140894_10205561448624952_1161790261_n 13153278_10205561449544975_337315355_nSarandë.
Policia ka konstatuar rreth 12.9 KG lëndë plasëse të llojit “tritol” në një sipërfaqe toke pa pronar.
Në lagjen nr.4 Sarandë, pranë lagjes së quajtur “Baba Rexhepi”, në një sipërfaqe toke të gërmuar, janë gjetur një sasi me lëndë plasëse, me peshë totale prej 12 KG e 900 GR, të gjitha këto të mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe.
Kjo lëndë plasëse ishte e fshehur nën një qeskë plastike ngjyrë blu, ku brenda së cilës ishin të ndara në formë kallëpesh rreth 63 pako, të llojit “tritol”, me peshë 200 GR secila.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë.
Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Ende mbetet mister si arriti policia të zbulonte vendndodhjen e kesaj sasie tritoli dhe cili ishte destinacioni i këtij arsenali.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.