Sarandë, urdhër mbrojtjeje për Julian Sinomati, u kërcënua me jetë nga kryetari i PD

11/04/1613:17

Shperndaje:

Sarandë, urdhër mbrojtjeje për Julian Sinomati, u kërcënua me jetë nga kryetari i PD. Pas kërcënimeve që pretendon se ka marrë nga kryetari i PD Sarandë Hariz Mema,  do të kerkohet edhe urdhër mbrojtjeje në gjykate pasi ndihet i pasigurt dhe ka parë njerez të dyshimtë që e ndjekin gjatë levizjeve së tij.
Gjithcka ka ndodhur pas publikimit te një fotoje nga avokati Spiro Vaso, foto e cila nxorri në dritë pjesëmarrjen e vogël të demokratëve në mbledhjen e prezantimit të programit, e cila kishte më shumë prezantues se sa dëgjues.
Kjo foto nxiti debat të fortë mes anëtarëve dhe kreut demokrat në Sarandë, Hariz Mema.
Ky i fundit ka postuar disa komente fyese tek postimi i Vasos, të cilat më pas i ka fshirë. Ai ështëkritikuar ashpër nga anëtarë të PD-së në Sarandë dhe njëri prej tyre ishte Julian Sinomati. Citynews publikoi dje debatin që degjeneroi në fyerje nga kreu demokrat.
Pas komentit të Sinomatit, Mema nuk i ka mbajtur më nervat. Ai ka telefonuar menjëherë Sinomatin dhe e ka kërcënuar me jetë.
“Ta tregoj unë ty mirë kush jam unë. Do të vras që del kundër meje si lider i PD”, kanë qenë fjalët e Memës ndaj Sinomatit, sipas kallëzimit të bërë nga ky i fundit.
Aktivisti i PD-së në Sarandë, Julian Sinomati, e ka marrë në telefon për të vërtetuar që nuk ka qenë një shaka dhe përsëri Mema is është përgjijgur: “Po me ty e kam dhe nuk më plas k… kush je dhe cfarë bën. Do të zhduk nga faqja e dheut”
Për këtë kërcënim Sinomati ka kryer një kallëzim penal në prokurori.
Gjithashtu, aktivisti i PD i ka dërguar një letër kreut demokrat, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar dorëheqjen me arsyen se nuk mund të bjerë në atë nivel sa të krijojë përplasje të dhunshme fizike midis individëve. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për të sqaruar pozicionin me kryetarin e Sarandës Hariz Mema.
Më poshtë, kallëzimi ndaj Hariz Memës dhe dorëheqja e Julian Sinomatit.hariz mema 1hariz mema 3

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.