Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO

30/07/2514:41

Shperndaje:

Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës

 

Mes kundërshtive dhe pranisë policore, Këshilli Bashkiak Sarandë miraton dhënien me qira të 60 hektarëve për panele diellore

 

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar sot, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh tokë në zonën e Nivicës, për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike. Vendimi është marrë në një mbledhje të zhvilluar pa u lejuar asnjë nga banorët të merrte pjesë dhe nën masa të shtuara sigurie.

 

Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës dhe PRO oligarkëve

 

Zhvillimi ka ngjallur reagime të forta nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja aktualisht është ende në shqyrtim gjyqësor. Megjithë këmbënguljen e banorëve për të marrë pjesë në mbledhje dhe për të paraqitur qëndrimin e tyre, ata nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja e këshillit.

 

 

Pas përfundimit të mbledhjes, këshilltarët kanë shmangur kontaktin me banorët duke u larguar nga një derë e pasme. Ndërkohë, godina e bashkisë ku u mbajt mbledhja ka qenë e rrethuar nga forca të shumta policore.

Banorët e Nivicës kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën për mbrojtjen e tokës që, sipas tyre, u takon me të drejtë dhe për të cilën po ndjekin rrugën ligjore në gjykatë. Ata e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm dhe provokues, që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një konflikti të mundshëm social.

 

MBLEDHJA E PLOTË

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, qeveria vendos edhe dy taksa të tjera
Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”. Ju nuk i meritoni të gjitha të zezat që thonë për ju
Rritja e çmimit të naftës, Rama takim me biznesin: Do ndihmojmë vetëm pensionistët
Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.