Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

10/07/258:51

Shperndaje:

Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

 

Një aksident është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

 

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Për pasojë, është plagosur drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar nga Delvina, i cili udhëtonte i vetëm. I riu u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.