Sarandë, 6 persona rrezikojnë mbytjen në det

20/07/1711:50

Shperndaje:


Sarandë
Policia Kufitare u vjen në ndihmë 6 personave të cilët rrezikuan të mbyteshin mbi një mjet lundrues !
Më datë 19.07.2017, rreth orës 19:00, është marrë informacioni se një mjet lundrues tip motoskaf, po rrezikohej të mbytej në vëndin e quajtur “Kepi i Mërtesës” Ksamil.
Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi, shërbimet e policisë kufitare Sarandë (2 patrulla) janë nisur në drejtim të adresës së këtij informacioni në Ksamil, ku është konstatuar motoskafi me emrin “Bayener Boa”, me flamur Anglez, në pronësi të shtetasit B.S., i cili kishte pësuar defekt në motorra.
Në bordin e motoskafit ndodheshin 6 shtetas, pushues nga mosha 26 deri në 32 vjeç, të cilët u shpëtuan dhe u nxorën në breg të Ksamilit.
Të gjithë personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme për shëndetin e tyre.
Nga hetimet proceduriale të policisë, ka rezultuar se mjeti lundrues kishte dalë në det konform rregullave ligjore.
Policia Kufitare është në dispozicion të qytetarëve, pushuesve dhe të çdo problematike tjetër në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Vendore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Marin Grill & Ushqim Tradicional në Sarandë kërkon staf për sezonin
AUGUSTO Coffee & Ëmbëltore kërkon Shitëse në banak, Pjekës/e në kuzhinë dhe Sanitare
Hotel Myrtaj në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.