Sarandë: 3 persona përfundojnë në pranga, 1 shpallet në kërkim dhe 1 ndiqet penalisht

Komisariati i Policisë Sarandë kanë ndërmarrë një sërë operacionesh të suksesshme, të cilat kanë rezultuar në referimin e materialeve në Prokurori dhe arrestimin e disa individëve për veprimtari të paligjshme.

 

Shtetasi A. R., 21 vjeç, banues në Sarandë, është shpallur në kërkim nga policia pas dyshimeve për kryerjen e punimeve ndërtimore pa lejen e organeve kompetente në lagjen nr. 3, Sarandë. Materialet për këtë çështje janë referuar tashmë në Prokurori për hetime të mëtejshme.

 

Gjithashtu, shtetasi F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, është proceduar penalisht pasi gjatë një kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të lëndës narkotike cannabis. Materialet për këtë rast janë referuar gjithashtu në Prokurori.

 

Seksioni i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur ligjin për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

 

Si rezultat:

 

– Shtetasi G. Q., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
– Shtetasi D. B., 25 vjeç, banues në Holandë, është arrestuar për të njëjtën arsye.
– Shtetasi A. F., 34 vjeç, banues në Itali, gjithashtu është arrestuar pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Të gjitha materialet për këto raste iu referuan prokurorive për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.