Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

 

Një tjetër mbrëmje me shi mjaftoi për të rikthyer në vëmendje një nga problemet më të turpshme urbane të Sarandës: përmbytjet e shëtitores kryesore dhe rrugëve të rikonsturuara vitet e fundit. Vetëm 15 minuta reshje mbrëmjen e djeshme ishin të mjaftueshme që ujërat e përzier – ato të bardha dhe të zeza – të përmbytin trotuaret, lokalet dhe Shëtitoren pranë detit.

 

 

Përmbytjet nuk vijnë nga stuhitë tropikale apo reshje të pazakonta, por nga mungesa e një sistemi funksional të ndarjes së ujërave të bardha dhe atyre të ndotura, që sipas ekspertëve është projektuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar gjatë punimeve të kryera në vitin 2020.

 

Pas përfundimit të investimit shumë të përfolur në infrastrukturën e shëtitores, qytetarët pritën një standard të ri urban dhe turistik. Por shumë shpejt, me reshjet e para, doli në pah një defekt serioz në rrjetin e kanalizimeve, që lejon përzierjen e ujërave të shiut me ato të zeza, duke krijuar jo vetëm përmbytje, por edhe ndotje dhe erë të rëndë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

 

Pavarësisht se kanë kaluar kaq vite, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë masa konkrete për ta korrigjuar këtë defekt teknik. As Bashkia Sarandë, as ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë ofruar një plan ndërhyrjeje, ndërkohë që turistët dhe qytetarët vazhdojnë të ecin nëpër ujëra të ndotura sa herë që bie shi.

 

E njëjta situatë është vërejtur edhe në shumë nga rrugët e rikonsturuara vitet e fundit, ku rrjeti i kanalizimeve nuk është projektuar për të përballuar as reshjet më të lehta. Uji vërshon nëpër rrugë dhe kryqëzime, duke e bërë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve pothuajse të pamundur.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.