Saranda – një Floridë e vogël e bregdetit shqiptar

25/11/1620:13

Shperndaje:


Reportazh nga Beqir Sina
Në kuadrin e një udhëtimi të gjatë, nëpër Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare, këto ditë vjeshte, promovimi i turizmit shqiptarë, më tërhoqi dhe më mahniti me bukuritë e rralla të saj. Mbas vizitës time në bukuritë magjepse të alpeve të Shqipërisë, Tropojës, dhe duke zbritur në Malëcinë e Gjakovës, kryeqendren e saj Gjakovën, më pas Rrafshin e Dugagjinit, Pejën, dhe më poshtë Prizerenin, Rahovecin, e rrethinat e tij, rrugëtimi im vazhdojë në Kukës, Rreshen, Milot, Laç, Fushë Krujë, Tiranë, dhe disa ditë në Përmet, “qytetin e Poeteve dhe të Trandafilave”- Tre Urat, Këlcyrën, Tepelenën e Ali Pashait, dhe një vizitë disa ditore në Sarandë, për të vazhduar me Borshin, Porto Palermon, Himarën, Dhermiun, e Vunoin deri sa të mbrrijë në Vlorë.
Sarandën, e kisha dëgjuar heret, mbasi disa nga fqinjët e mij – në kasollet e kashtës në kapmpin e interrnimit në Savër, (Kokali, Kalivjoti, Guveli, Buzi,Daka,Anastasi, dhe Xani, të cilët janë sot edhe miqt e mi të përjetshëm, -prej nga koha e keqe e interrnimit, ishin pikërishtë nga Saranda. Mirëpo, për her të parë këtë qytet e kam “vizituar” si ushtar i xhenjos, kur në vend të armës na ishte besuar lopata, për mbrojtjen e vendit nga armiku, duke ngritur si “kërpurdhat” bunkierët, të cilat na thuhej në atë kohë si po i ngrinim ato bunkier për tu mbrojtur ndaj rrezikut të Flotës së 6të Amerikane, e cila kishte një bazë në Greqinë fqinje……..
Dhe hera e fundit në kontaktet e mija me perlën shqiptare, Sarandën, ishte një mbrëmje e 4 vjet më parë, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda” nga Qendra Kulturore Pjeter Arbnori, artistja Floriana Paskali.
Shfaqja e këtij dokumentari natyrishtë, që ka bërë efektet e veta, tek shumë shikues, dhe sidomos tek mua që me zor po prisja të vizitoja edhe një herë Sarandën, mbas asaj shfaqje mjaft tërheqëse, që i është bërë këtij qyteti në kineman “Cinema Village” në qytetin e New Yorkut në zonën ku ndodhen një serë kompleksesh të kinemave të njohura të qytetit.
Premiera e dokumentarit “Shqipëria e bukur – Romanca Joniane – Saranda”, ishte ashtu siç është vërtet Saranda, me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës.
Në premierën e dokumentarit ”Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, është dokumentar, të cilin ju mund të shikoni live, në se planifikoni të vizitoni vetë Sarandën, këtë “Parasjen – Paradise” e riverës shqiptare – në bregdetin e detit Jonë.
Ngado që ta vështrosh qytetin të sillen për rreth teje, pamaje të cilat nisin me qytetin e bukur të Sarandës, për të vijuar me tej me:Detin e Manastirit, mozaikët e lashtë në “dyshemen” e tij, Manastirët e Mesopotamit, Kostarin, Kishën ortodokse Shën GJergji etj, qytetin e lashtë i Foinike dhe kështjella e Ali Pashës, Kalaja e Lekuresi dhe ajo e Borshit si dhe kompleksit islamik në Rusan.
Pikiatë përgjatë rrugës së re, futesh menjëherë në ujin e kristaltë, ujë i pastër si “pika e lotit”, vënde vendë edhe rërë, plazh me guraleca, shkëmbinjë të “çarë” nëpër një mori galerish në formë “Jacuzzi” natyralë, në mes të shkëmbinjëve bregdetar që rihhen nga dallgët e detit Jon.
Vizita më tej vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinjë e protokalle, dhe furta tropikale(banane ne mes te qytetit), deri sa zbret në plazhet e madhështore të Kakomes, Bunets, Borshit, etj … nga pamjet e mahnitshme të Parkut Kombëtar të Butrintit( mbrojtur nga UNESCO), Plazhet e Ksamilit, burimi i “Syrit të Kaltër” Plazhet e Borshit, deri tek një vështrim i gjatë që “bie” më poshtë në jug, në vargun e plazheve shkëmbore, “përqafuar” me njëri tjetrin përmes një bukurie tjetër përrallërore, deri në Plazhet e Qeparoit e duke vijuar deri në Qafën e Llogarasë.
Kudo nga kjo vizitë dallon menjëherë dhe fare lehtë, vlerat historike e natyrore,të këtij qyteti Sarandes, ndërsa pushon pak në ndonjë lokal të cilët janë të shumtë dhe shijonë me kete rast edhe ushqimet e pergatitura nga kuzhinat bregdetare, sidomos ato me “fruta deti”, ose ka edhe te tjera lokale me ushqime dhe zakonet e traditat banorëve, bregdetar mish te pjekur ne hell dhe kukurrec.
Rënia e komunizmit dhe hapja e Shqipërisë, i ka dhënë shumë vlera turistike Sarandës, për promovimin e këtij bregdeti me një klimë joshëse për vizitorët – sidomos atyre të turistëve të huaj, te cilet ne cdo sesion i gjen te ardhur nga vendet skandinave, gjerman e hollandez, apo nga Europa lindore, Polonia , Çekia, Hungaria dhe Rusia, por cdo sesion gjen edhe vizitore te shumte nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare e diaspora, ku disa prej tyre kanë blere edhe banesat e tyre ne Sarande.
Saranda, ka një turizim vjetor i cili fillon qysh në hapjen e sesionit të plazhit, dhe ashtu si Karaibet ose Florida në SHBA, vazhdon me turizmin gjatë gjithë vitit .
Ish Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në SHBA, z. Dritan Mishto, në shfaqjen e dokumentarit për Sarandën, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda”, pati thënë se “Jemi mbledhur në këtë sallë kinemaje, për të ndjekur një dokumentar, i cili në fakt, mbasi ju t’a shikoni patjetër që do të “fluturoni” për një moment “në mendjen” tuaj – të ngacmuar nga ndjenja që ndoshta, edhe për t’a shijuar, qoftë edhe një sesion veror edhe ju atë mrekulli që e ka krjuara natyra Bregdetin e Sarandës” tha zoti Mishto.
Kurse Presidentia e organizatës së gruas shqiptare në Amerikë ” Motrat Qiriazi” Dr. Anna Kohen mbasi ka parë dokumentarin televizivë për Sarandën, thotë se ” Jam e bindur, se ndonjeri prej jush do të grishet nga ky dokumentar, për të shkuar në Shqipëri, këtë verë dhe për të ndaluar një sesion pushimesh në në perlën e riverës së Jonit Bregdetin e Sarandës. Unë vetë theksojë ajo jam e lumtur për këtë, sepse ne kemi çfarë t’i tregojmë edhe Amerikanëve miqve tanë me këtë bukuri të rrallë, nëpërmjet filmit dokumentar “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.