Saranda çel sezonin turistik “VERË 2021”

Këtë fundjavë organizohet çelja e sezonit “Verë 2021” në Sarandë.
AKTIVITET
Një poster në vend të ftesës “Eja në Sarandë”, do të zerë vend në një prej “portave” hyrëse për këtu.

Një led-vvall i instaluar te Rrapi do të japë fluturimthi kartolinën vizive të ofertës turistike 2021. Banera të tjerë me slloganin e njohur “Saranda 3D: Diell, Det, Dashuri”, si dhe “Summer Saranda” e “100 vjet Bashki”, të shpërndara në shëtitore prej Limanit përshirë tërë hapësirën e Plazhit Centrali, do të jenë “skenografia” e teatrit të festimeve.
Ajo do të plotësohet nga kavaletat me piktura të ekspozitës më të fundit të Galerisë, që do të vendosen e vizitohen si atelie në natyrë. Më tej “Saranda që kishim” do të vijë përmes objektivit të fotoreporterit Luan Qendro.

E tërë shëtitorja dhe hapësira e rërës së Plazhit të Centralit do të jenë për aktorë që ofrojnë turizëm. Hotele që promovojnë ofertën 2021, Bashkia që rekomandon çfarë të vizitohet ndër pikat e interesit turistik, skuadra life guard që demonstrojnë episode shpëtimi në plazhe.

Grupe çiklistësh, do pedalojnë midis njerëzve, duke shpërndarë mesazhe ftese me mbishkrimin “Eja në Sarandë” e “Pusho shqip”, shkruar në bluzat e tyre.

Lundrimi me serfi që bën të rrëshkasin mbi ujë trupa të broxuar, do të jetë pjesë e aksionit në det. Te rëra e plazhit, pranë peizazhit të shezlongëve e çadrave, shahistët e rinj do të shpalosin sportin e mendjes. Ajri do të jetë i skuadrës që fluturojnë mbi Gjirin e Sarandës me simbole sezoni.
Deti i flet tokës nga bordi i anijes turistike. Në të vozitin operatorë turistikë dhe personalitete, mosha rinore dhe fëmijë-aktorë e valltarë të vegjël, instrumentistë dhe mjeshtra të polifonisë. Anija ndalet tek platforma përballë skulpturave dhe qytetari i parë e autoritete të tjera, të pranishme, japin mesazhe dhe urime për sezon të mbarë. Ndërkaq, hapet shampanja dhe hidhen fishekzjarret e festës, si një kulm i saj.

Si qershia në tortën e kësaj feste të sezonit të ri ofron dokumentari dedikuar rrugëtimit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint, “E ardhmja fillon sot”, që do të projektohet në një ekran të madh buzë detit.

Pas kësaj, vijnë orët e argëtimit për moshat rinore.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.