Rrjeti muzeal SARANDA

Rrjeti muzeal SARANDA

Saranda, në paketën e saj turistike, si një qytet që ofron munësi të shumta për vizitorët e saj, ka të përfshirë edhe turizmin kulturor.

Për të gjithë artdashësit që vijnë këtu, mund të vizitojnë rrjetin muzeal: Galeria Art-Saranda, Muzeun e Traditës dhe Muzeun Arkeologjik “Onhezmi-Kaonia”, muze nëpër të cilat është i shpalosur i gjithë informacioni për turizmin kulturor të qytetit të vjetër të Sarandës.

Rrjeti muzeal Saranda mirëpret qindra vizitorë të njihen me objekte të ndryshme historike e kulturore, si për shembull: fotografitë, që memorizojnë pamjet e qytetit ndër vite, orenditë e ndryshme shtëpiake apo veglat e vjetra të punës me vlera të rëndësishme.

Gjithashtu pjesë e rrjetit muzeal janë edhe ekspozitat me krijimet e dhjetëra piktorëve e skulptorëve nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë shpalosur talentin e tyre mes pikturave dhe skulpturave të ndryshme, ku syri i njeriut kërkon detyrimisht të pushojë gjatë për t’i soditur.

Ekspozimi i të gjithë këtyre elementeve me karakter historik dhe bashkëkohor është duke u rritur vazhdimisht dhe qëllimi në vetvete i këtij promovimi qëndron në ruajtjen, identifikimin dhe përcjelljen e kulturës dhe artit tonë nëpër botë.

Rrjeti muzeal SARANDA

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.