

Riviera shqiptare mes 8 vendeve më romantike të Ballkanit


Ballkani është ende një destinacion i paprekur në Europë, i cili është kryesisht i pa eksploruar nga të huajt, shkruan CultureTrip.
Ky cep në juglindje të Europës ka një destinacion të ri dhe t’i keni pushimet tuaja romantike të përballueshme, këtu janë vendet më të mira në Ballkan për ta bërë këtë.
Riviera Shqiptare:
Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një largim romantik të përballueshëm.
Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të vozisësh vetëm përgjatë bregut, kudo që të ndaloshdo të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë, i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej.
Liqeni Bled, Slloveni:
Liqeni Bled është një nga vendet më piktoreske në Ballkan, ku çiftet mund të ndajnë së bashku momente të ëmbla. Zgjedhjet e akomodimit janë të shumta – nga hotelet luksoze në ato më ekonomike. Liqeni është i bukur në të gjitha stinët, gjë që e bën atë një nga destinacionet më të mira të muajve të mjaltit në Slloveni. Ajo ndodhet 50 km nga kryeqyteti Lubjanë dhe 50 km nga kuri italian, duke ofruar kështu një sërë mundësish për udhëtime ditore dhe eksplorime të mëtejshme.
Dubrovnik, Kroaci:
Dubrovniku është krenaria e Kroacisë dhe parajsa e të dashuruarve pas diellit. Ka në vijën bregdetarebregdetare, një qytet tëvjetër, muret e të cilit tregojnë historitë e së kaluarës dhe një numër vendesh me pamje spektakolare. Kur ngopen me qytetin, çiftet mund të marrin me qira një varkë ose një jaht dhe të eksplorojnë ishujt e vegjël përreth.
Qyteti është bërë aq në dy vitet e fundit; sa që kryetari i bashkisë së saj ka njoftuar planet për të ulur numrin e vizitorëve. Ky fakt mjafton që të vendosni Dubrovnikun në krye të listës tuaj të vizitës para se të bëhet më e vështirë për ta arritur atë.
Santorini, Greqi:
Santorini me të vërtetë nuk ka nevojë për prezantim – qyteti ka fituar popullaritetin botëror si një nga ishujt më të bukur grekë me perëndimet më mahnitëse. Edhe nëse nuk bëni asgjë në veçanti, vetëm duke ecur lart e poshtë në shkallët e lyer me gëlqere mes për mes shtëpive të bardha dhe blu ose të eksploroni plazhet e bukura do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në një parajsë mbi Tokë
Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë:
Edhe pse Mostari u dëmtua rëndë gjatë Luftërave Ballkanike në vitet 1990, ajo ka rituar bukurinë e saj dhe është një vend i përkryer për të kërkuar arkitekturë mahnitëse dhe më pak turma. Çiftet do të kënaqen duke zbuluar qytetin, ndërsa enden në rrugët e vjetra. Ura historike është atraksioni kryesore i Mostarit, por gjetja e një vendi të qetë me një pamje të urës është mënyra më e mirë për ta admiruar atë.
Mećavnik, Serbi
Mećavnik (ose Drvengrad) është për dashamirësit e natyrës. Ky është një fshat etnologjik prej druri i ndërtuar nga regjisori, kompozitori dhe shkrimtari serb Emir Kusturica, i cili u dashurua me mjedisin natyror, ndërkohë që po
xhironte një nga lmat e tij. Fshati përbëhet nga disa shtëpi druri të ngjashme me kukulla, të mbledhura nga mbarë vendi, të sjella këtu dhe të restauruara./ Marrë nga Monitor



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
05/03/1920:01

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
05/03/1920:01

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
05/03/1920:01

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
05/03/1920:01

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
05/03/1920:01

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
05/03/1920:01

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
05/03/1920:01

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
05/03/1920:01

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
05/03/1920:01

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
05/03/1920:01







Rezervime

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
05/03/1920:01

Apartament 1+1 – City Glow
05/03/1920:01

Dhoma Ksamil
05/03/1920:01

Dhomë çift për pushime
05/03/1920:01

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
05/03/1920:01
Suvenire

Suvenire nga Saranda
05/03/1920:01

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
05/03/1920:01

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
05/03/1920:01

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
05/03/1920:01

Suvenire nga Saranda – Shegë
05/03/1920:01




