

Rinis aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta, si duhet të veproni


Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një prononcim të bërë në lidhje me këtë çështje.
Në të gjitha pikat e shpërndarjes dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike.
“Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët.
E theksoj këtë pasi ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve”, tha ministri.
Z. Lleshaj bëri me dije se ka nisur aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.
Me qëllim shmangin e radhëve dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 aplikimi do të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
07/05/2016:57

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
07/05/2016:57

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
07/05/2016:57

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
07/05/2016:57

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
07/05/2016:57

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
07/05/2016:57

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
07/05/2016:57

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shërbimit
07/05/2016:57

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
07/05/2016:57

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
07/05/2016:57






Rezervime

Apartament 1+1 me pishinë
07/05/2016:57

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
07/05/2016:57

Apartament 1+1
07/05/2016:57

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
07/05/2016:57

The City View Penthouse
07/05/2016:57
Suvenire

Suvenire nga Saranda
07/05/2016:57

Suvenire nga Saranda
07/05/2016:57

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
07/05/2016:57

Suvenire nga Saranda
07/05/2016:57

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
07/05/2016:57




