Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë. Nga Vangjel Agora
Në një reagim publik drejtuar institucioneve arsimore dhe vendore në Sarandë, aktori dhe regjisori Vangjel Agora bën thirrje për rikthimin e aktiviteteve teatrore në shkollat e mesme, duke theksuar rëndësinë e tyre në formimin emocional dhe shoqëror të të rinjve.

“Të nderuar përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe drejtues të Shkollës së Mesme ‘Hasan Tahsini’,” – shkruan Agora, duke e nisur mesazhin e tij me një apel të drejtpërdrejtë institucional.
Sipas tij, në një kohë kur fenomenet e bullizmit, agresivitetit dhe izolimit social po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë, shkolla duhet të shkojë përtej dijes akademike.
“Në një kohë kur fenomenet e bullizmit, agresivitetit dhe izolimit social po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë, shkolla ka nevojë të forcojë jo vetëm dijen, por edhe formimin emocional dhe shoqëror të nxënësve,” – thekson Vangjel Agora.
Agora propozon rikthimin e rregullt të aktiviteteve teatrore dhe organizimin e olimpiadave teatrale ndërmjet shkollave të mesme, si një traditë që dikur ka qenë pjesë e gjallë e jetës kulturore të gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë.
“Teatri në shkollë nuk synon vetëm të krijojë aktorë, por të formojë të rinj më empatikë, më komunikues dhe më të sigurt në vetvete,” – shprehet ai.
Në reagimin e tij, ai kujton se shumë artistë të njohur shqiptarë i kanë hedhur hapat e parë pikërisht në skenat e olimpiadave teatrale të shkollave, ndër ta Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Zef Mosi, Kostaq Nika, Mike Kalemi, Najada Elmazi dhe Niko Deraj.
Duke u mbështetur në përvojën e tij shumëvjeçare si aktor dhe regjisor, Agora argumenton se teatri është një mjet i fuqishëm edukimi.
“Përvoja ime shumëvjeçare si aktor dhe regjisor në punën me të rinj tregon se loja skenike ndihmon në uljen e tensioneve, rrit bashkëpunimin dhe përmirëson klimën në komunitetin shkollor,” – nënvizon ai.
Sipas tij, skena është një laborator i gjallë i qytetarisë, ku nxënësit mësojnë të dëgjojnë, të dialogojnë dhe të respektojnë mendimin ndryshe.
“Rikthimi i këtyre aktiviteteve në ‘Hasan Tahsini’ do të ishte një hap konkret drejt një shkolle më humane, më krijuese dhe më pranë nevojave reale të nxënësve,” – thekson Agora.
Në përmbyllje të thirrjes së tij, ai lë një mesazh të qartë për institucionet vendore dhe arsimore:
“Më shumë teatër sot, do të thotë më shumë dialog nesër. Le ta rikthejmë skenën si hapësirë edukimi, bashkëpunimi dhe qytetarie.”
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
24/02/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
24/02/2613:38
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
24/02/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
24/02/2613:38
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
24/02/2613:38