Revista franceze promovon potencialet turistike të Shqipërisë

07/01/1814:31

Shperndaje:


Shqipëria ka thithur një numër rekord turistësh në 10 mujorin e parë të vitit 2017. Vlerat turistike të Shqipërisë janë promovuar nga revista franceze, “InfoMagazinë”, e cila vë theksin tek plazhet e bukura, jeta e natës, natyra e mrekullueshme..etj.
Po ashtu revista në fjalë ka theksuar se tashmë në Shqipëri ekziston dhe turizmi dentar. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ardit Çollaku, ka shpërndarë në facebook artikullin në fjalë, ku nënvizohet dhe produkti më i ri i turizmit, ai dentari; Sorridere e Viagiare.
“Në një artikull të saj, revista Franceze “InfoMagazinë”, ngre lart vlerat e Turizmit shqiptar për sitet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme dhe jetën e natës ne kryeqytet, duke përmendur gjithashtu arritjet dhe numrin rekord të turistëve në vend për 10 mujorin e parë të vitit 2017. Një vlerësim të veçantë ka marrë një tjetër produkt i ri turistik që ofron Shqipëria, siç është ai i Turizmit dentar ku një shembull konkret dhe shumë pozitiv është ofruar nëpërmjet Agjencisë shqiptare që mbulon këtë sektor ”Viaggiare e Sorridere”.
Çollaku deklaron se duke filluar nga ky vit i ri 2018, ky produkt i ri turistik do të jetë gjithashtu pjesë e paketës promocionale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me shoqatën e Dentistëve shqiptare dhe shoqatat e Operatore të fushës së Turizmit./Atsh

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.