Rekord rastesh me Covid, 203 të infektuar në vend, 5 raste në Sarandë

14/10/2016:19

Shperndaje:


Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 203 raste të reja nga 1351 testime të kryera në të gjithë vendin.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Fatkeqësisht këtë të mërkurë kanë humbur jetën 5 persona. Viktimat janë një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.