Reklamë I Love Orange

Regjistrimi fillestar i pasurive, FAZAT, procedura e aplikimit dhe DOKUMENTET


Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme konsiston në pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme, shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale në kartelën përkatëse të pasurisë dhe hartën kadastrale. Ky proces zhvillohet në dy faza, ku faza e parë përfshin procesin e informimit të publikut, banorëve të zonës kadastrale për rëndësinë e këtij procesi dhe etapat e tij.
Në këtë fazë është i rëndësishëm bashkëpunimi i popullatës me grupet e verifikimit/matjeve në terren të pasurive, duke saktësuar kufijtë e pasurive të paluajtshme. Matjet faktike dhe dokumentacioni i mbledhur trajtohen në zyrë për krijimin e hartës kadastrale dhe pasqyrimin në kartelë të të dhënave të pasurive të paluajtshme.

Ky produkt i nënshtrohet afishimit publik 45-ditor, ku banorët dhe titullmbajtësit verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si mbajtja e ankesave përkatëse. Pas përfundimit të afishimit publik trajtohen ankesat përkatëse dhe kthim përgjigje. Më pas vijohet me ngarkimin në sistemin digjital të pasurive të paluajtshme të produktit përfundimtar.

Rendi i  veprimeve:

Informimi publik gjatë gjithë procesit

Mbledhja e dokumentacionit

Verifikimi në terren

Përgatitja e hartës dhe kartelës së pp

Afishimi 45-ditor (verifikime)

Marrja e certifikatës së pronësisë

Lista e dokumenteve që duhen

Kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjesëtimin vullnetar të tyre (kontratë për kalim pronësie, kontratë shitjeje prone, kontratë dhurimi, kontrata e shkëmbimit, kontratë pjesëtimi, aktmarrëveshje për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët etj.

Vendimet e organeve kompetente shtetërore, që përkatësisht përmbajnë fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, AMTP, leje legalizimi, vendime për kalim pronësie, vendimi i komsionit të kthimit të pronave, leje ndërtimi etj.

Kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, përdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servitudi e të drejta të tjera reale (kontratë uzufrukti, huapërdorjeje, servitudi, kontratë sipërmarrjeje, kontratë porosie etj.

Aktet me të cilat hiqet dorë nga të drejtat pasurore (deklaratë noteriale për heqje dorë nga trashëgimia, deklaratë për heqje dorë nga prona etj.

Vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e trashëguar (vendim gjykate për dëshmi trashëgimie ose vendim noteri).

Aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme, ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to.

Vendimet e gjykatave që përmbajnë përkatësisht fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme, ose shitjen në ankand të saj. NewsBomb.Al

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47