Reagon inxhinieri Kristo Kauri: Nuk kam firmosur për menaxhim privat të Butrintit, e kundërshtova
Reagon inxhinieri Kristo Kauri
Inxhinieri KRISTO KAURI: Nje sqarim per te gjithe miqte dhe lexuesit e Portalit Saranda Web per shkrimin, “Firmetaret e Butrintit”.
Emri im ne Planin e Menaxhimit te PK te Butrintit, 2020-2030, lidhet vetem me kondributin tim si ekspert mjedisi, ne perditesimin e Planit te Menaxhimit te PKButrintit.
Kristo Kauri shkruan se “Ne keto vetem kater ore komunikimi qe pata me realizuesit e projektit (projekti vazhdoi mbi kater muaj), prezenca ime ishte vetem per te kondribuar, per problematikat mjedisore qe shqetesojne PK te Butrintit dhe veprimet e shpejta per rehabilitimin e tyre.
Kam mbrojtur gjithmone, modelin e Menaxhimit te Qendrueshem nga shteti, si Zone e Trashegimise Kulturore- Natyrore Boterore.
Kjo vlere unikale, e bashkejeteses dhe harmonise se njeriut me natyren , eshte detyrim kushtetues i shtetit per ta mbrojtur dhe percjellur brezave”, shkruan Kristo Kauri.
Me nje material prej tete faqesh studimi mjedisor, qe mu deshen mbi dy vjet qe ta realizoje, se duhet te komunikosh me mjedisin dhe natyren, une si ekspert, jap mendime konkrete, per permiresimin e mjediseve te tjeterrsuara nga veprimtaria shkaterruese e njeriut, rehabilitimin e 250 ha pyjeve, rehabilitimin e peisazheve te demtuara nga prerjet, nga djegjet, erozioni, jap mendime per rreziqet dhe kanosjet qe sjellin ndertimet dhe fshatrat turistike, presioni i njerezve, presioni i biznesit etj.etj.etj
Ne kete takim te stafit me mua si specialist, nuk u be asnje diskutim per menaxhimin privat.
Ata deshironin nga une vetem informacionin studimor qe u mungonte aq shume, dhe qe nuk ishin ne gjendje ta benin per nje periudhe disa mujore.Nuk mund te studjosh natyren, nuk mund te besh vleresimet e ndikimit ne mjedis, per nje periudhe disa mujore. Duhen mbi dy- tre vjet.
Une si specialist , kam qene nga te paret qe e kam kundershtuar kete model hibrid. Kondributi im ishte si ekspert i pergjegjshem dhe pa asnje interes.
Pas ketij takimi jane bere dhe shume takime te tjera, deri ne miratinin e Planit te Menaxhimit, por une nuk jam thirrur ne asnje prej tyre ,se kam qene i padeshirueshem dhe kundershtues, per modelin qe propozonin dhe ofronin.
Indinjata e inxhinierit Kristo Kauri: As më falenderuan
Jo vetem qe nuk me shpreblyhen, per studimin qe ju ofrova, por nuk me thane as faleminderit.
Vija bregdetare e Parkut te Butrintit, eshte pjese e Trashegimise Natyrore Kombetare dhe nuk duhet te lejohen ndertime te fshatrave turistike dhe veprimtari biznesesh. Ky mjedis natyror duhet te nbrohet dhe te mbahet i virgjer. Keto ndertime, dhe shume biznese ,mbi det, afer detit , kane prishur dhe shkaterruar Mjedisin Homerik, kane prishur magjine e natyres dhe kane ulur shume vlerat e Parkut.
Gjithe keto veprimtari, kompromentojne seriozisht integritetin ekologjik te ekosistemeve detare dhe tokesore dhe rrezikojne ekzistencen e Parkut.
Perballja e komunitetit me problemet dhe veshtiresite qe vete ka krijuar, problemet serioze qe u krijuan nga mosfunksionimi i shtetit ligjor ne keto 30 vite ,mbeten probleme serioze per t’u zgjidhur.
Kjo bukuri nuk mund te jete e perjeteshme pi nuk u mbrojt nga shteti qe e ka per detyre.
Une si specialist ,ne cdo takim, balle per balle, ne instancat qendrore dhe vendore, me argumenta, kam mbrojtur menaxhimin e qendrueshem nga shteti ,qe format e jetes, te punes, te biznesit, modelet, strukturat, te gjitha aktivitetet qe do te kryhen ne cdo cm2 te PK te Butrintit , te mos demtojne aftesite e ekosistemeve , te mos demtojne peisazhin natyror, te mos demtojne mjedisin, per te patur jete dhe vazhdimesi. Ky qendrim i imi ,ka qene dhe eshte i pandryshuar, dhe per kete qendrim jam cilesuar si i padeshirueshem, shkruan inxhinieri Kristo Kauri.
Per kete model hibrid, kam qene nga te paret qe e kam kundershtuarme force, me argumenta shkencor, ne media dhe portale.
Ju faleminderit per mirekuptimin! Nuk mund te lejoje perbaltjen qe me behet , kur e verteta, qendrimi dhe perballja ime eshte krejt ndryshe, përfundon reagimin e tij inxhinieri Kristo Kauri.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit