Reagon Grupi Anti-Basha: “Zgjedhjet në Sarandë ishin farsë”


 

Pas përfundimit të zgjedhjeve në PD-në e Sarandës, ku kryetar u zgjodh Hariz Mema, demokratët e kësaj dege kanë reaguar.

Në një deklaratë për media, demokratë të njohur si grupimi Anti-Basha pohojnë se këto zgjedhje ishin një farsë e shëmtuar, ndërsa kanë theksuar se kjo do të shënohet si një ditë e hidhur në librin e jetës së tyre, pasi sot është goditur fort Partia Demokratike.

“I dashur demokrat /e i Sarandes, Ksamilit, Konispolit dhe Finiqit. Dita e sotme do te shenohet ne Librin e Jetes sone te perbashket politike si nje ngjarje e hidhur dhe shume e shemtuar, sot u godit rende Demokracia brenda Partise sone Demokratike, kesaj force politike qe Ne sebashku e themeluam ne Ditet shume te veshtira te vitit 1990 dhe ku Ne perseri sebashku, me idealizem dhe solidaritet e rikrijuam ne vitin e mbrapsht 1997 dhe ku me shume pune e pasion e risollem ne pushtet ne vitin 2003 ne te gjitha Njesite Vendore pothuajse dhe ne vitin 2005 ne qeverisjen e vendit”.

Më tej në deklaratën e tyre thuhet se PD-ja mori një goditje sepse është përdorur për llogari personale, ndryshe nga demokratët e hershëm.

“Por Ne vellezer e motra, kurre nuk beme llogarira personale, Kurre nuk e pame angazhimin ne politike si qellim ne vetvete, por ne kishim si lejtmotiv Idealizmin tone, pastertine tone dhe solidaritetin apsolut tonin”.

Ata kanë pohuar se zgjedhjet e sotme ishin false, pasi demokratët nuk u thirrën në Kuvendin e tyre, gjithashtu nuk u lejuan të ishin delegatë e të votonin pastër dhe pa manipulime.

“Sot ne Degen e Partise Demokratike Sarande, si asnjehere tjeter, u zhvillua nje “ votim “ fals dhe i shemtuar ne cdo aspekt te Tij. Per here te pare demokratet nuk u thirren ne Kuvendin e tyre, ata nuk u lejuan te ishin delegate e te votonin paster dhe pa manipulime, ata as u lejuan te zgjidhnin e as te zgjidheshin, atje shkuan e “ votuan “ disa “ te zgjedhur “ ne tavoline, menyra kjo me e ulet ne demokraci. Kjo eshte Ajo qe ndodhi sot fatkeqesisht”.

Demokratët e Sarandës kanë shprehur bindjen se nuk do të lejojnë që forca e tyre politike të shpërbëhet.

“Gjithsesi Ne nuk do te lejojme qe Forca Jone Politike te shperbehet, Ne do te vazhdojme me force misionin Tone, Ne do te jemi bashke, te forte, kryelarte, ne do te ecim perpara, per vendin tone, per te ardhmen e demokracise, Ne jemi Demokratet e vertete, kjo dite do te jete vetem nje moment i hidhur ne historikun e Deges Sone dhe asgje me shume. Respekt e Mirenjohje per Demokratet e Vertete”,– përfundon deklarata e demokratëve të Sarandës./ CNA.al 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.