Reagon avokati i familjes: Shteti godet për herë të dytë Enea dhe Albi Nexhipi

05/01/2521:38

Shperndaje:

  Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ngjarjen tragjike ku janë të përfshirë mbi 12 persona, përfshirë 4 punonjës policie dhe një ish-punonjës.

 

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Sarandës, gjykata dha vendimin e saj, avokati i familjes Nexhipi, Armando Cakrani, ka reaguar ashpër lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar atë skandaloz dhe duke akuzuar organet e drejtësisë dhe të rendit për mbulimin e së vërtetës. Në deklaratën e tij, avokati Cakrani shprehet:

 

“Kërkesa e Prokurorisë dhe vendimi i gjykatës janë në mënyrë të qartë skandaloze. Që në fillim, veprimet hetimore të kryera nga policia, dhe më pas ato të Prokurorisë – nëse këto veprime kanë ndodhur – kanë pasur si qëllim vetëm fshehjen e së vërtetës. Pamjet filmike që e panë të gjithë shqiptarët janë një dëshmi e qartë, të cilën vetëm policia dhe prokuroria e Sarandës pretendojnë të mos e kenë parë.”

 

Sipas avokatit, ky vendim është një tjetër goditje ndaj drejtësisë dhe përbën një vrasje të dytë të vëllezërve Enea dhe Albi Nexhipi, këtë herë nga institucionet që duhet të mbronin të drejtën dhe barazinë para ligjit.

 

“Sot vëllezërit Nexhipi u vranë për herë të dytë, kësaj radhe nga Prokuroria dhe Policia e Sarandës, të cilat realizuan qëllimin e tyre duke lënë të lirë pothuajse të gjithë të ndaluarit,” deklaroi ai.

 

Avokati gjithashtu ngriti pyetje të forta për Policinë e Shtetit, duke theksuar mungesën e çdo reagimi zyrtar nga ana e tyre dhe mosmarrjen e masave disiplinore ndaj punonjësve të policisë të përfshirë në këtë çështje.

 

“Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë sqarim nëse ndaj punonjësve të policisë të ndaluar është marrë ndonjë masë disiplinore për t’i pezulluar apo larguar nga detyra,” u shpreh avokati.

 

Në përfundim, avokati Cakrani garantoi se, në emër të familjes Nexhipi, do të ndjekë çdo hap ligjor për të penguar tentativat për mbylljen e këtij rasti. Ai gjithashtu bëri thirrje për një akt moral nga ana e Prokurorisë:

 

“Në një akt moral që do të vlerësohej shumë nga opinioni publik, prokurorja e çështjes duhet të japë dorëheqjen, pasi ajo rezulton të jetë bashkëshortja e shefit të Komisariatit Delvinë, i cili deri para dy javësh ka qenë në detyrë në Sarandë. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur çdo paragjykim në të ardhmen.”

 

Reagimi i avokatit Armando Cakrani është një thirrje e fortë për drejtësi dhe transparencë në një çështje që ka tronditur jo vetëm familjen Nexhipi, por edhe opinionin publik shqiptar.

 

Gjykata vendos “arrest me burg” për dy efektivë policie të përfshirë në konfliktin me armë në Gjashtë

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food Geri në qendër të Sarandës kërkon mjeshtër për sufllaqe
Reagon avokati i familjes: Shteti godet për herë të dytë Enea dhe Albi Nexhipi
Gjykata vendos “arrest me burg” për dy efektivë policie të përfshirë në konfliktin me armë në Gjashtë
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas në gjendje kritike për jetën
EEMM-MEGA organizon Kongres të Jashtëzakonshëm në Sarandë: Strategji të reja për zgjedhjet e 11 majit
Deklarimi i të ardhurave bëhet detyrim: Deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.