

Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator


Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Athinën në datën 15 dhe 16 shtator. Lajmi është bërë publik nga qeveria greke, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ramës, nën cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet në “Grand Resort Lagonisi” të Athinës.
Sipas qeverisë greke, Rama do të mbërrijë në Athinë më datën 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator. Nuk dihet ende axhenda e saktë e kryeministrit shqiptar në Greqi, por por është e sigurt që Rama do të ketë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Po kështu, kryeministri shqiptar do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.
Kjo vizitë zyrtare e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë, kur ka nisur edhe debati për çështjen e detit. Pak javë më parë qeveria greke njoftoi se do të zgjerohej me me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale.
Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta.
Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

A1 Consult & Accounting – Ekonomist, Studio Konsulence dhe kontabiliteti në Sarande
11/09/2012:11

SHPELLA & KISHA SHEN GJERGJI, DHIVER – VIDEO
11/09/2012:11

NJOFTIM PËR PUNËSIM VJETOR NË CASA NOSTRA SARANDË
11/09/2012:11

Gjendet i moshuari, ishte rrëzuar në përrua, kaloi 24 orë në temperatura ekstreme
11/09/2012:11

Humbet 67-vjeçari në Delvinë, të afërmit apelojnë për ndihmë
11/09/2012:11

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
11/09/2012:11

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
11/09/2012:11

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
11/09/2012:11

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
11/09/2012:11

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
11/09/2012:11







Rezervime

Dhoma teke në Hotel Mesopotami
11/09/2012:11

Apartament 2+1 me pishinë
11/09/2012:11

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
11/09/2012:11

Apartament 2+1 – City Glow
11/09/2012:11

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
11/09/2012:11
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
11/09/2012:11

Suvenire nga Saranda
11/09/2012:11

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
11/09/2012:11

Suvenire nga Saranda
11/09/2012:11

Suvenire nga Saranda – Shegë
11/09/2012:11




