Rama: Nëse nuk marr mandatin e tretë, do largohem nga politika

04/10/2014:48

Shperndaje:


Në një dalje për mediat, kryeministri Rama është shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen nga ana e socialistëve, dhe në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohej nga politika, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do tiu lë vendin të tjerëve. Do t’ju shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Ai shtoi se në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.

Rama u shpreh se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas publikimit në Saranda Web, reagon Spitali: Nuk kemi mungesë ilaçesh dhe materiale mjekësore
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Hyrja & dalja në Terminal ngre shqetësime, Çaçi: Do shikojmë zgjidhje kur të bëhet rruga e 6-të
Spitali dhe Urgjenca në Sarandë pa ilaçe: Pacientët detyrohen të blejnë edhe serumin dhe shiringat
Suites KOZI në Sarandë kërkon Sanitare për apartamente dhe dhoma
Menaxherët e faqes Partia Demokratike Sarandë sulm ndaj Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.