Rama: Ndjesë publike për ata që janë fyer nga replikat e tij. S’e kam bërë me të keq

03/05/2022:03

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka mbyllur javën me një falje publike për të gjithë ata që janë ofenduar apo prekur nga replikat e tij, duke sqaruar se nuk ka pasur këtë qëllim. Ai shprehet se në mungesë të një debati politik të vërtet , është i detyruar që atë ta bëjë me ndjekësit në facebook, edhe pse ata e teprojnë më sharje e ofendime duke thënë se këto nuk janë mendime.

Rama shprehet se është përkohësisht kryeministër, por do të jetë gjithmonë ky që është duke diskutuar lirshëm për atë që beson. Ai i ka kërkura ndjesë demokratëve  të vërtet nëse janë prekur nga replikat e tij, por që pa këtë gjë nuk bën dot pasi sipas ti “ç’vlerë ka të humbim kohë këtu, nëse nuk përplasemi sinqerisht dreqi e mori?!”

Statusi i plotë i kryeministrit Rama

Miq!

Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj ata qe kundershtoj! Une s’kam kurresesi asgje personale me askend nga ju, as ju njoh e as nuk e di kur jeni prej verteti e kur fallcoprofil, po thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe! Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ai qe kam qene dhe ky qe jam! Ka dhe disa demokratikas te paepur, qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare apo jo?! Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Ne asnje menyre! Debati me terheq shume me te gjithe ju dhe me ta sidomos, e te ma bejne hallall, sepse kur se kam dot debatin politik me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne (jane pa lidhje fare te votuarit e tyre), s’kam me ke debatoj tjeter me mire se sa me ta direkt – meqe ra llafi, po ua them: Jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin

Nejse, s’po e zgjas me tutje dhe realisht, ndjese edhe demokratikasit me heroik nese e kam bere te ndjehet keq me repliken tim – po prapeseprape s’me rrihet, ç’vlere ka te humbim kohe ketu, nese nuk perplasemi sinqerisht dreqi e mori?!

Perqafime pa parti


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.