Rama kryetarëve të bashkive: Nga ju dua 800 mijë vota, s’dua justifikime

03/09/2017:47

Shperndaje:


Pas takimit që pati me deputetët e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan këtë pasdite kryebashkiakët socialistë.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, Rama përballi për dy orë kryebashkiakët socialistë me kritikat e deputetëve.

Kreu i PS-së ka kërkuar nga kryebashkiakët sigurojnë 800 mijë vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.
Ai u dha tre porosi 59 kryebashkiakëve socialistë, që duhet të mbajnë në këmbë fushatën e PS-së.
Kryeministri tha se nuk pranonte asnjë justifikim për mos arritjen e këtij objektivi.

Kryeministri ka kërkuar po ashtu evidentimin e të gjithë punës së rindërtimit, ndërsa u ka lënë porosi që nga sot e tutje emërimet e drejtorëve duhet t’i çohen për konsultim zv kryeministrit Erion Braçe.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Punësim gjithëvjetor
Restorant Brothers kërkon Hostes, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Restorant “Nëndetsja” kërkon Kuzhinier / Tiganist. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.