Rama komentuesve: Mos luani me zjarrin sepse do përvëloheni

30/04/2018:46

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi është përgjigjur të gjithë kritikëve në lidhje me masat e qeverisë duke thënë se falë tyre sot kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte, numrin e ulët të viktimave, numrin e ulët të shtretërve të zënë dhe numrin e ulët të pacientëve të intubuar mes jetës dhe vdekjes. Për këtë Rama tha se është rezultat i masave dhe qytetarëve të përgjegjshëm dhe jo se COVID-i po sillet butë me shqiptarët.

“Mos luani me zjarrin, që do ju djegin ju njerëzit e dashur dhe Shqipërinë, por më bini mua, e kam marrë parasysh këtë gjë. Nuk ka asnjë problem ta keni me ua, por mua ta di ku lidhen të gjitha ato gjëra pa lidhje me rezultatin që kemi këtu . Jemi vendin me numrin më të ulët të viktimave për 1 mijë banorë dhe numrin më të ulët të shtretërve dhe përdorimit të respiratorëve në Evropë. Nuk kemi shkelur në asnjë moment në dërrasë të kalbur. Nuk po sillet COVID mirë me ne, por janë pikërisht masat që kemi marrë dhe strategjisë që ndjekim që na kanë sjellë deri këtu.
Sigurisht dhe atyre njerëzve që kanë respektuar masat dhe kanë një sjellje super të përgjegjshëm dhe qytetare. Jo po na thoni pse na drejton me facebook, a thua s e ka futur njeri me zor këtu dhe a thua se këtë faqe unë e kamë për sytë e m të bukur dhe jo për t’u sqaqur ju dhe ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Flasin për popullin, por nuk kanë lidhje me popullin. Ne i kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte, numrin e ulët të viktimave, numrin e ulët të shtretërve të zënë dhe numrin e ulët të pacientëve të intubuar mes jetës dhe vdekjes”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/257371572071076/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.