Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të enjte ftesën për dialog me protestuesit, duke vendosur letra me mbishkrimin “dialog” mbi sofrën e betonit para Kryeministrisë. Deri më tani, protestuesit nuk e kanë pranuar ftesën për t’u ulur në bisedime.

Pamjet janë publikuar nga vetë kryeministri në rrjetet sociale. Postimin ai e ka shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes” dhe simbolin e flamurit shqiptar.
Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura prej tyre.
Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur të zhvillojnë një takim, ndërsa kryeministri vijon ta përsërisë publikisht thirrjen për dialog.