Rama: Disa të riatdhesuar në jug na gënjyen, i lanë hotelet pa paguar


Në lidhje me riatdhesimet, kryeministri Rama tha se disa emigrantë të ardhur nga Greqia dhe të karantinuar në hotele sipas rregullt fillimisht gënjyen për të paguar shpenzimet e tyre për 14 ditë dhe më pas dolën e thanë se nuk kemi lekë.
Rama tha se nuk mund të bëhet kështu, por gjithsesi kjo çështje tashmë është zgjidhur dhe qeveria po u paguan atë pjesë që po e bën me të gjithë të riatdhesuar.
“Rregullat bëhen për një kategori të tërë. Të gjithë shkojnë në hotel karantinë dhe më pas i drejtohen banesës.

Ka disa ankesa në dy tre hotele në zonën jugore ku gënjyen se thanë do t’i paguajmë ne lekët, gënjyen dhe tani ne e kemi zgjedhur do i mbulojmë pjesën që u kemi mbuluar dhe të tjerëve, tani dalin në dritare dhe thonë jo po ne nuk i kemi leket.
Po pse gënjyet, për çfarë arsye, na shtyu nevoja? Jo nuk është kështu”, tha Rama.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.