Raiffeisen Invest Inauguron Një Kënd të Ri Lojrash në Dermish – VIDEO

04/12/2418:29

Shperndaje:

Raiffeisen Invest inauguron një kënd të ri lojrash në Dermish

 

Raiffeisen Invest ka realizuar një projekt të rëndësishëm për komunitetin e fshatit Dermish, në Bashkinë Finiq, duke inaguruar një kënd të ri lojrash për fëmijët e zonës. Ky projekt është një rezultat i bashkëpunimit të bankës me Bashkinë Finiq, duke pasqyruar angazhimin e tyre të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet lokale.

 

 

Në ceremoninë e inaugurimit, z. Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank, theksoi rëndësinë e këtij investimi:

“Fëmijët janë e ardhmja dhe investimi në ta do të thotë investim në një të nesërme më të mirë. Ne jemi të emocionuar që ky projekt ofron një hapësirë ku fëmijët mund të krijojnë miqësi dhe kujtime të qëndrueshme.”

Kryetari i Bashkisë Finiq, z. Romeo Çakuli, falenderoi Raiffeisen Invest për këtë kontribut të vlefshëm dhe theksoi se ky kënd lojrash ishte i nevojshëm, duke qenë se Dermishi ka një numër të madh fëmijësh të vegjël.  Ky projekt dëshmon fuqinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve publike për të përmirësuar mirëqenien e komuniteteve.

 

Raiffeisen Invest shpreh përkushtimin për të vazhduar me projekte të ngjashme, duke krijuar hapësira dhe mundësi të reja për komunitetet lokale, për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.