Qyteti antik Çuka e Ajtoit (Shqiponjës)

Qyteti antik Çuka e Ajtoit (Shqiponjës)

 

Qyteti antik Çuka e Ajtoit ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Kodra mbi të cilën ndodhen rrënojat e Kalasë ndodhet 8 km në perëndim të Konispolit mbi fshatin Çiflik. Ajo ka formën e një koni me majë të hollë dhe është 350 m mbi nivelin e detit. Çuka e Ajtoit u vizitua për herë të parë nga misioni arkeologjik Italian gjatë fushatave të gërmimeve në Butrint. Gërmimet e para u kryen në vitin 1936, në fillim nga Ugolini dhe më vonë nga Markoni.
Dokumentacioni mbi rezultatet e germimeve humbi në një katastrofë ajrore. Është qendra e dytë e rëndësishme në këtë pellg. Ajo ngrihet në skajin juglindor të krahinës, në krahun e majtë të rrjedhjës së lumit Pavlla.
Në anën veriore ajo ka një rënie të theksuar shkëmbore, ndërsa në anën jugperëndimore zbresin tarraca të përshtatshme për banim.

 
https://youtu.be/yGwVhKOLZaY
 

Qyteti antik Çuka e Ajtoit ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Maja e kodrës rrethohet me një mur pa kulla, funksionet e të cilave e kryenin kthesat e shpeshta të linjës së murit dhe rrethimi i një tarrace nga ana perëndimore. Vendbanimi ka 6 hyrje të vendosura në anën jugore. Muret me gjerësi 3.50 m me stilet poligonalë, trapezoidalë dhe trapezoidalë izodomik të ndërthurura midis tyre. Datohet në shek. IV p. K.

 

Qyteti antik Çuka e Ajtoit

 

Çuka e Ajtoit – Kështjella e antikitetit të vonë ka formë gjashtëkëndëshi të çrregullt me gjatësi muri 700 m dhe sipërfaqe 1,3 ha. Ajo është më e vogël se ajo antike dhe lë të pafortifikuar një pjesë të fortifikimit antik. Muri është me llaç gëlqereje nga dy këmisha me blloqe gurësh gëlqerorë mesatarë e të vegjël të papunuar. Hapësira ndërmjet dy këmishave është e mbushur me llaç e gurë të vegjël. Ai arrin një lartësi gati 2 m e gjerësi që lëviz nga 1- 1.10 m, 1.90- 2.10 m. Hyrja e kështjellës është në të njëjtin vend ku ka qenë një hyrje antike në anën jugore. Korridori i portës ka gjerësi 1.70 m. Po e njëjtë mund të jetë edhe një hyrje e dytë e kështjellës. Kështjella fortifikohet nga tre kulla me planimetri të ndryshme (trekëndëshe, drejtkëndëshe e gjysëmrrethore).

 

Akropoli është pjesa më e lartë e ndarë nga një mur rrethor në pjesën verilindore të kështjellës me sipërfaqe ¼ e saj. Muri ka trashësi 1.20- 1.50 m me gurë të vegjël e mesatarë të lidhur me llaç gëlqereje. Datohet në shek. IV- VI p. K.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture, Kategoria e I e ka marrë në dt. 15. 01. 1963.

 

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.