Qytetarja nga Saranda shpërthen në protestë: “Po më mohojnë të drejtën, të shporret kjo klasë politike”

Qytetarja nga Saranda shpërthen në protestë: “Po më mohojnë të drejtën, të shporret kjo klasë politike”. 

Një qytetare nga Saranda ka ngritur zërin gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se prej vitesh nuk po arrin të gjejë drejtësi për një çështje pronësie, pavarësisht se, sipas saj, disponon certifikatë pronësie.

 

 

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se nuk ka marrë zgjidhje nga asnjë prej institucioneve në Sarandë, duke pretenduar se ka kërkuar të drejtën në polici, prokurori dhe gjykatë, por pa rezultat.

 

“Po më mohojnë të drejtën. Nuk gjej drejtësi as në polici, as në prokurori dhe as në gjykatë. Të shporret kjo klasë politike”, u shpreh qytetarja gjatë protestës.

Ajo akuzoi institucionet për korrupsion dhe tha se sistemi nuk po garanton mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në çështjet e pronës.

 

Deklaratat e saj u bënë gjatë fjalës që ka mbajtur në protestën e organizuar në Tiranë, ku pjesëmarrës të ndryshëm shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve dhe kërkuan rrëzimin e qeverisë dhe klasës politike të korruptuar. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.