Qytetari: Ka 1 muaj dhe punonjësit e Ujësjellësit nuk vijnë ta mbyllin – VIDEO

28/07/2420:59

Shperndaje:

Një qytetar nga Saranda ka denoncuar një problem të vazhdueshëm me rrjetin e ujësjellësit në zonën e tij. Sipas raportimit të qytetarit, ka më shumë se një muaj që një çarje në tubacionin e ujësjellësit nuk është ndrequr, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit.

 

Qytetari ka deklaruar se ka kontaktuar disa herë punonjësit e ujësjellësit për të raportuar defektin, por deri më tani nuk ka marrë asnjë nga punonjësit nuk ka shkuar, pavarësisht se problemi është vetëm 100 metra nga zyrat e drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Sarandë.

 

 

 

Problemi i denoncuar vjen në një kohë kur furnizimi me ujë është një çështje e ndjeshme në zonë, duke e bërë akoma më të rëndësishme adresimin e shpejtë të kësaj çështjeje. Qytetari kërkon ndërhyrjen e menjëhershme nga punënjësit e Ujësjellësit të Sarandës për të rregulluar çarjen dhe për të siguruar që rrjeti i ujësjellësit të funksionojë siç duhet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.